Pushimi i Zidanes përfundon, por duhet të vendosë se ku fillon punën

share

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka tërhequr interesimin e katër klubeve të mëdha evropiane dhe pritet të vendosë së shpejti për të ardhshmen.

Vendet e lira të punës për të janë në Paris Saint-Germain, Chelsea, Juventus dhe një rikthim te Los Blancos.

Në verë secili nga këto poste me gjasë do të jetë i lirë dhe për trajnerin që e fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve ka shumë interesim.

Chelsea: Opsioni i komplikuar

Skuadra angleze nuk konsiderohet si favorit për ta marr francezin dhe kjo për shkak të embargos të transferimeve nga FIFA, si dhe mundësinë e mungesës në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi Blues aktualisht janë në pozitën e gjashtë në Ligën Premier.

Manchester United mund të jetë një tjetër opsion, por puna e Ole Gunnar Solskjaer deri tani ka tejkaluar pritjet dhe ai mund të vazhdojë edhe pas përfundimit të sezonit.

Paris-Saint Germain: Synojnë ta pushtojnë Evropën

Pas eliminim nga Liga e Kampionëve, PSG mund të hapë derën për një trajner të ri.

Didier Deschamps me siguri do të qëndrojë te Franca deri në vitin 2020 dhe ambicia e PSG-së për të marr trofeun më të madh evropian mund t’i besohet njeriu që e ka fituar tre herë rresht.

Juventus: Cristiano Ronaldo dhe ndjekja e Ligës së Kampionëve

Zonja e Vjetër janë një tjetër klub që e duan Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, por pa ndonjë rezultat. Zidane mund të jetë zgjidhja e problemeve të tyre.

Rezultati i së martës së ardhshme kundër Atletico Madrid do të jetë vendimtar për të ardhmen e Massimiliano Allegrit.

Ish- mesfushori i Juventusit, Zidane , do të jetë një nga favoritët për ta pasuar italianin.

Real Madrid: një rikthim që mund të ndodh

Nëse Zidane pranon, Real Madridi është i gatshëm të nënshkruajë me të, pasi ai ka pikërisht atë që ekipi dhe bordi kanë nevojë për momentin.

Nuk do të jetë e lehtë për ta bindur atë që të kthehet në klub.

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...