Paulo Dybala PSG

PSG në kontakt të vazhdueshëm me Dybalan

Juventus pret një ofertë nga PSG për Dybalan. Argjentinasi është një nga emrat që po përmendet më shumë në këtë treg transferimi.

Ai ishte i lidhur me disa ekipe angleze(Tottenham dhe Man United), megjithëse më në fund asnjë nga operacionet nuk ishte i frytshëm.

Tani është PSG që mendon për Dybala si zëvendësues të Neymar. Sipas Calciomercato, skuadra franceze do të ishte e gatshme të hiqte dorë nga të drejtat e imazhit ndaj lojtarit.

Agjenti i ka kërkuar PSG pagë 15 mln€ në sezon për argjentinasin, gjë që nuk paraqet problem për drejtuesit e ekipit francez.

Drejtori sportiv i Parisienëve, Leonardo në kontakte të vazhdueshme me agjentin e Dybalas për një transferim në Paris./TeleshkronjaPost/

Loading...
Loading...