Real Madridi është bërë me portier të ri, Alphonso Areola.

Portieri 26-vjeçar, i paraqitur tre herë për Francën, është nën kontratë me Paris Saint-Germain deri në vitin 2023.

Marrëveshja e huasë me Real Madrid nuk përfshin një mundësi blerjeje, shkruan Teleshkronja Post.

Gjithashtu edhe Real Madridi ka njoftuar se Keylor Navas është larguar nga klubi pas 5 vitesh tek Los Blancos.

Komunikata zyrtare nga Reali :

Real Madrid CF dhe Paris Saint-Germain kanë rënë dakord për transferimin e Keylor Navas.
Klubi dëshiron të tregojë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për sjelljen e tij dhe besnikërin e tij në pesë sezonet që ai ka mbrojtur fanellën e Real Madrid.
Keylor Navas ka qenë pjesë e një prej fazave më të rëndësishme të historisë sonë, në të cilën ai ka fituar 12 tituj, përfshirë tre Kupa Evropiane.
Real Madrid ju uron më të mirën në karrierën tuaj të re.

Loading...