Pse SHBA u ndalon hyrjen shumë këngëtarëve kosovarë ?

share

Disa këngëtarë shqiptarë, në njëfarë forme mashtruan shtetin amerikan. Ata shkuan atje me viza turistike, ndërkohë që fituan nga mbajtja koncerteve. Për këtë arsye ambasada amerikane tani u ka vënë ndalesë të përkohshme dhe nuk u jep viza.

Për një kohë të caktuar Shkelzen Jetishi s’do të mund të marr bakshishe në SHBA si në shumë video që qarkullojnë në internet.

Ai ka ndalesë të përkohshme për të udhëtuar në këtë vend dhe nuk mund të marrë vizë.

Xeni i ka thënë Klan Kosovës se ka ndalesë të përkohshme por nuk dha shumë detaje rreth kësaj çështje.

Problem të njëjtë pati edhe këngëtari Afrim Muçiqi.

Edhe atij i është refuzuar viza amerikane. Këngëtari ka dyshimet e veta pse Ambasada Amerika ia refuzoi atij vizën.

 

“Ka qenë përvjetori i Pavarësisë së Kosovës. Unë në atë kohë kam pasur pasaportë të UNMIK’ut tre vjet. Është e vërtetë se unë kam kënduar, e di edhe Ambasada”, tha Muçiqi.

Për këta këngëtarë të cilët deri më tash dihet se u janë refuzuar vizat mësohet se arsye është se ata me viza turistike kanë kënduar nëpër ahengje dhe koncerte. Për këtë veprimtari atyre u duhet vizë e punës.

Nga Ambasada e Amerikës u refuzua edhe këngëtari Gena në dhjetor të vitit të kaluar.

Por sipas menaxheres së tij për arsye të tjera.

‘Nuk zgjodhëm organizatorë të duhur, tani do të kërkojmë dikë që të jetë korrekt”, tha ajo.

Në shtetet e jashtme ku këngëtarët shqiptarë po shkojnë të këndojnë tashmë janë të njoftuar me aktivitetin e tyre.

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...