Propagandë tipike ruse: Kosova vend potencial për konflikt

share

Rusia njihet për veprimet dhe deklaratat nxitëse të konflikteve mes super fuqive.

Siç ndodhi me rastin e aneksimit të Krimesë apo me helmimn e agjentit rus në Britaninë e Madhe, por ajo po tenton edhe destabilizimin e Ballkanit duke lëshuar kohë pas kohe deklarata nxitëse, transmeton Teleshkronja Post.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ambasadori rus, Aleksander Lukashevich, ka thënë se Kosova është bërë një burim potencial i një konflikti.

Sipas Lukashevich, autoritetet kosovare po dëshirojnë që hapur të krijojnë një krizë të re e cila do të mund të dërgojë në një luftë të re.

Këto deklarime Lukashevich i ka bërë teksa është diskutuar çështja e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Kosova gjithnjë e më shumë po bëhet vend i paqëndrueshmërisë, një burim konflikti potencial. Administrata e Kosovës haptazi synon që të krijojë një krizë të re që mund të çojë në një luft të re”, ka thënë ambasadori rus.

Siç thotë ai Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë humbur kontrollin mbi Republikën e Kosovës.

“Përkrahësit dhe arkitektët perëndimorë të Kosovës kanë humbur kontrollin mbi projektin e tyre”, ka përfgunduar Lukashevich.

Lukashevich ka qenë edhe zëdhënës i diplomacisë ruse, kështu që nuk është surprizë reagimi i tillë nga ai./TeleshkronjaPost/

Loading...