Prishtina fiton kundër KEK-ut

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina është kthyer te fitorja në Superligë pasi e mundi KEK-un 1:2, duke e rikthyer pozitën e dytë në renditje me pesë pikë më pak se lideri, Feronikeli.

FC Prishtina po vinte nga një një humbje kundër Llapit dhe barazimi me Feronikelin në dy javët e fundit, por e mundi KEK-un të dielën në “Agron Rama” në Obiliq.

Diar Miftaraj i kaloi bardhekaltrit në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë.

Armend Dallku e dyfishoi epërsinë pas gjysmë ore lojë.

Vendasit u rikthyen në lojë kur Egzon Qerimi shënoi për 1:2 në minutën e 53-të, megjithatë KEK-u nuk pati forcë ta befasojë skuadrën vizitore.

Prishtina kthen pozitën e dytë me 47 pikë, aq sa ka edhe Llapi në të tretën, ndërsa ngel plot pesë pikë prapa liderit Feronikelit.

KEK-u vijon të jetë skuadra e fundit në ligë me vetëm 1 pikë dhe tashmë i ka thënë lamtumirë ligës elitare kosovare.

Loading...