Presidenti i gjigantit turk Fenerbahçes, Ali Koç, ka folur per sulmuesin prizrenas të Kombtares së Kosoves, Vedat Muriqin.

Vedat Muriqi gjatë merkatos verore u transferua nga Rizespori tek Feneri për një shifër rreth 4 milionë euro.

Që nga momenti kur ai u bashkua me Fenerbahçen ai ka shkëlqyer shumë si me ekipin e tij ashtu edhe me kombetaren vlera e tij tashmë është rritur tejmase.

Menjëherë skuadrat e mëdha si; Atletico Madrid, Napoli, Tottenham, Manchester United, Lazio e Milan janë të interesuara për shërbimet e Vedat Muriqit. Mirepo, presidenti i Fenerbahçes thotë se nuk do ta lë atë të largohet për një shumë prej €30M.

Loading...