Presidenca, qeverisës dhe PSD kërkojnë mbështetje të Platformës për dialogun

Në zyrën e Kadri Veselit, sot Presidenti Thaci bashkë me koalicionin qeverisës dhe përfaqësuesin e PSD’së kanë biseduar për platformën e dialogut, që pritet të miratohet në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Siç njofton e Komunikimit me media, në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se “Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut”.

Loading...