Pogba si lider ia fiton ndeshjen Manchester United / Video

share

Klubi anglez, Manchester United ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar kundër West Hamit, në stadiumin “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 32-të të Premierligës.

Tri pikët e radhës për Manchester Unitedin në Premierligë u siguruan përmes dy golave të shënuara nga pika e penalltisë dhe një goli të West Hamit të anuluar në mënyrë kontroversë për shkak të pozitës jashtë loje.

Manchester Unitedi fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, kur Paul Pogba u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë nuk filloi kaq mirë për “Djajtë e kuq”, të cilët pranuan gol në minutën e 49-të të ndeshjes, përmes Felipe Andersonit, që e barazoi rezultatin për West Hamin.

Rënditja aktuale në Premier League.

Lojtarët e Manchester Unitedit i humbën disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi pas këtij goli, mirëpo edhe portieri David De Gea i shpëtoi disa herë duke bërë pritje të mrekullueshme.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Pogba iu tregua sërish i saktë nga pika e penalltisë dhe ia siguroi skuadrës së tij fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Kjo fitore vjen për Manchester Unitedin para ndeshjes së rëndësishme në Camp Nou kundër Barcelonës, e cila zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Tani, Manchester Unitedi është kthyer në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, me dy pikë më pak se Chelsea e tre pikë më pak se Tottenhami, që radhiten në pozitën e katërt dhe të tretë në tabelën e Premierligës.

Loading...