Aubameyang Sokratis Nacho red card

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Arsenalit në ndeshjen që po zhvillohet në SHBA.

Pas 45 minutash ekipi i Zidanes po humbet bindshëm 2-0 nga ekipi i Emery, shkruan Teleshkronja Post.

Ndeshja nisi si mos më keq për ‘Los Blancos’, pasi Nacho u ndëshkua me karton të kuq pas 10 minutash kur Lacazzete ishte afër të shënonte, por Nacho e ndaloj me dorë topin.

Për ta mbuluar mbrojtjen më mirë Zidane zëvendësoj Luka Jovic me Raphael Varanen në mbrojtje.

Referi akordoj penalti nga ku francezi Alexandre Lacazzete shënoj për rezultatin 1-0.

Ata nuk u ndalen me kaq pasi Aubameyang ndëshkoj prapë ‘Mbretërit’ pas një kundërsulmi të shpejtë dhe shënoj për 2-0.

Për tu balancuar forcat në fushë pas një ndërhyrje nga Sokratis në Luka Modric, Ramos u ankua dhe arbitri përjashtoj edhe Sokratis nga loja.

Në këtë takim shqiptari nga Kosova, Granit Xhaka, po luan nga fillimi i takimit.

Pas pak fillon pjesa e dytë në FedExField Stadium./TeleshkronjaPost/

Loading...