Meçi i shumë pritur i boksit ndërmjet boksierit kosovarë, Petrit Mazrekaj dhe boksierit serb, Veljko Raznatovic.

Ishte proklamuar si njëri prej meçëve me interesante që do të zhvillohej në mes të Petrit Mazrekajt dhe djalit të Arkanit.

Megjithatë, si duket ky i fundit nuk ka pasur guxim të përleshet me Petritin në një vend neutral duke insistuar që meçi të zhvillohej në Serbi.

Për këtë boksieri kosovar e ka anuluar këtë ndeshje duke thënë se janë “shkaqet e sigurisë” ato të cilat kanë bërë që të anulohet meçi.

Postimi i Petrit Mazrekajt:

“Të dashur miq dhe adhurues të sportit, me keqardhje ju njoftoj se meçi i shumëpritur nuk do të realizohet me datë 31 gusht! Për arsyeje se boksieri serb dëshiron me çdo kusht që ky meç të realizohet në Serbi, mirëpo për shkaqe sigurie meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq boksieri serb, ndryshe i njohur si biri i Arkanit nuk pranon të boksoj diku tjetër pos vendit të tij!”, ka shkruar ai.

Sipas Mazrekajt ky meç pritet që të realizohet brenda vitit.

“ Mirëpo besoj se ky meç do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti por për datën dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky meç i shumë pritur mbetet të pritet në ditët në vijim dhe ju adhurues të boksit do të jeni gjatë gjithë kohës të informuar rreth kohës dhe datës që do të vendoset! I juaji, Petrit Mazrekaj!”, ka shkruar ai në këtë njoftim.

Loading...