Përfundon takimi i Thaçi me liderët e koalicionit

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësësit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë ta kenë lënë takimin, por nuk janë prononcuar para gazetarëve që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Teleshkronja Post.

Nuk janë parë të ketë dalur nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i PSD-së, që thotë se është në opozitë. Ahmeti bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.

Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.

Loading...