Dritarja e transferimit të verës tani është mbyllur dhe si e tillë, thashethëmet së shpejti do të kthehen drejt rihapjes së dritares në janar.

Në ditën e fundit të afatit, blerja e Paris Saint-Germain e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka rrëmbyer titujt e mediumeve dhe gazetave botërore, ndërsa ata sollën edhe Keylor Navas nga Real Madrid për 15 milion euro.

Si pjesë e marrëveshjes me Keylor, Alphonse Areola u transferua te Estadio Santiago Bernabeu me një hua sezonale, shkruan Gazeta Teleshkronja Post.

Jese Rodriguez, ndërkohë, la PSG dhe nënshkroi për Sporting CP me një hua sezonale me një mundësi për të blerë në fund të sezonit.

Barcelona e huazoj Rafinha Alcantaran tek klubi tjetër spanjoll, Celta De Vigo, pasi ia vazhdoj kontratën spanjollit.

Ish-sulmuesi i Monacos, Atletico Madridit, Chelsea dhe shumë top skuadrave tjera është transferuar tek Galatasaray në Turqi.

Roma transferoj në kryeqytet Nicola Kalinicin nga Atletico Madridi, pasi huazoj Patrick Schik tek Leipzig në Bundesliga.

Andre Silva shkoj tek Eintracht Frankfurt nga Milani, ndërs Ante Rebic erdhi në San Siro si shkëmbim me portugezin.

Fernando Llorente erdhi si transferim i lirë tek klubi i Napolit, duke kompletuar fazën sulmuese me një sulmues me përvoj si ai.

Javier Hernandez Chicharito u kthye në Spanjë, kësaj here tek ekipi i Sevillas me një marrëveshje 3 vjeqare.

Mbrojtësi italian i Manchester United, Matteo Darmian u largua nga Old Trafford duke shkuar në Itali tek Parma.

Këto ishin disa nga zyrtarizimet kryesore të ditës së fundit të merkatos./Gazeta Teleshkronja/

Loading...