Përfundon me barazim derbi i Torinos, gol i bukur nga Ronaldo / VIDEO

Ekipi i Massimiliano Allegrit ka arritur të shpëtoj nga humbja vetëm pak minuta para fundit të ndeshjes në derbi ndaj Torinos.

Torino doli të jetë arrë e fortë për Bardh e Zinjët, pasi ishin afër ta fitonin komplet ndeshjen në shtëpi.

Torino fillimisht kaloj në epërsi në derbi ndaj Juventusit, ishte Sasa Lukic ai që shënoi për 1-0 në minutën e 18’ të ndeshjes,

Kështu përfundoj pjesa e parë me rezultatin në favor të Torinos, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan gjërat.

Juventus ishte më kërkues dhe dominant, ndërsa Torino u kthye në mbrojtje, raporton Teleshkronja Post.

Por ata nuk qëndruan pa pësuar gol, pasi në minuten e 84 të ndeshjes Spinazola harkon në zonë dhe Ronaldo godet fort me kokë dhe barazon shifrat.

Ndeshja përfundoj me rezultat 1-1, kjo ndeshje nuk kishte shumë rëndësi për Juventus pasi e kanë fituar titullin./TeleshkronjaPost/

Loading...