Pas një kohe të gjatë Bayern i pari në Bundesliga / Video

Edhe pse Dortmundi arriti ta fitojë ndeshjen kundër Stuttgartit, me rezultat 3-1, Bayern Munichu tani e kryeson tabelën e Bundesligës për shkak të diferencës së golave të shënuara, me baras pikë.

Bayern Munich siguroi fitore bindëse ndaj Wolfsburgut në shtëpi, të cilin e mposhti me rezultat 6-0. Skuadra e Niko Kovacit ka baras pikë me Dormtundin, mirëpo renditet në pozitën e parë të tabelës për shkak të diferencës së golave të shënuar.

Golat për Bayernin i shënuan Serge Ganbry (36’), Robert Lewndowski (37’, 85’), James Rodriguez (52’), Thomas Muller (76’) dhe Joshua Kimmich (82’).

Në anën tjetër, Dortmundi kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga pika e penalltisë, nga Marco Reus. Në minutën e 71-të, Stuttgarti e barazoi rezultatin, por fitoren ia siguroi Dortmundit Paco Alcacer dhe Christiano Pulisic me dy golat afër fundit të ndeshjes.

Gara për titullin e Bundesligës këtë sezon është më e zjarrtë se vitet e kaluara, kur Bayerni e ka dominuar bindshëm futbollin në Gjermani.

Deri javën e kaluar, Dortmundi kishte më shumë pikë se Bayerni, mirëpo forma e keqe në të cilën po kalon së fundi ka bërë që djemtë e Niko Kovaç tani të jenë liderë./TeleshkronjaPost/

Loading...