Pas fitores Hazard konfirmon gjithqka rreth të ardhmes së tij

Klubi i Chelsea fitoj trofeun e Europa League 2018/19 duke mposhtur Arsenalin në finale me rezultat 4-1.

Në qendër të kësaj ndeshje padyshim ishte Eden Hazard, i cili konfirmoj të ardhmen e tij pas takimit.

Eden Hazard tha se ai kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për Chelsea pasi dy golat e tij ndihmuan në fitoren e Europa League.

Belgu është lidhur fort me një lëvizje në Real Madrid, e cila pritet të bëhet zyrtare, shkruan Teleshkronja Post.

Eden Hazard: “Unë mendoj se është një lamtumirë, por nuk e di asnjëherë,” tha belgu pas ndeshjes.

“Tani, kjo varet nga klubet, jam duke pritur në të dyja klubet, si mënyra se si tifozët janë duke pritur, do ta dini gjatë dy ditëve.”

“Kam bërë këtë për shtatë vjet në një nga klubet më të mëdha në botë, kështu që ndoshta është koha për një sfidë të re “.

Ai sonte realizoj dy gola, dhe largohet nga Chelsea pas 7 vitesh tek klubi nga Londra.

Hazard gjatë këtyre 7 viteve ka realizuar plot 245 paraqitje, ku ka shënuar 85 gola, duke u cilësuar padyshim si një legjendë e Chelseas./TeleshkronjaPost/

Loading...