Fitorja 0-3 në “Santiago Bernabeu” të mërkurën në Kupën e Mbretit, ishte e 95 për Barcelonën kundër Realit në histori, duke barazuar gjithçka sa i përket triumfeve në El Clasico.

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen nesër sërish në ”El Clasico” e dytë radhazi pas pak ditësh.

Qasja dhe qëllimet do të jenë të ndryshme për dy “armiqtë” e mëdhenj të La Ligas.

Të bardhët do të përpiqen të gëzojnë “popullin” e tyre të zhgënjyer, pas disfatës 3-0 në mesjavë, në Kupën e Mbretit, ndërsa katalanasit kërkojnë të likuidojnë përfundimisht rivalin e përjetshëm nga gara e titullit, si dhe të parandalojë afrimin e Atletico Madridit në klasifikim.

Përtej pikëve, që diskutohen në “Santiago Bernabeu”, përplasja e kësaj të shtune është edhe një sfidë, sa i përket klasifikimit historik të “El Clasicos”.

Deri më sot, pas 241 klasikeve në garat zyrtare, Barcelona dhe Real Madridi janë në barazpeshë të plotë; nga 95 fitore – 51 ndeshje të tjera mes tyre përfunduan me barazim.

Kështu, nëse dalin fitimtar të shtunën, katalanasit do të jenë para Real Madridit për herë të parë në 87 vitet e fundit.

Me një fjalë, ekipi i Valverde ka një nxitje ekstra për të triumfuar sërish në “Santiago Bernabeu”, aty ku fituan 3-0 të mërkurën. Deri në vitin 2003, Barcelona kishte fituar vetëm 13 klasike në kryeqytetin spanjoll. Nga viti 2004 e deri më sot, katalanasit kanë ituar 12 nga 24 klasiket e luajtura si vizitorë në “Santiago Bernabeu”.

Loading...