Eurodeputetët në debatin për Raportin e Progresit për Serbinë miratuan ndryshimet e përfaqësuesit slloven, Igor Šoltes, për Srebrenicën duke deklaruar se “njohja e gjenocidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”

“Na vjen keq për mohimin e përsëritur të gjenocidit në Srebrenicë të disa zyrtarëve serbë dhe ua kujtoj atyre se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe mekanizmat që pasuan atë, gjithashtu, përfshin detyrimet e pranimit dhe zbatimit të aktgjykimeve dhe vendimeve të saj.”

“Njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një hap thelbësor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Igor Šoltes, eurodeputet i grupit parlamentar të të Gjelbërve.

Pas prezantimit të tij, rezoluta u miratua në tekstin përfundimtar me 503 vota për, 85 kundër dhe 47 abstenime./Teleshkronja Post

Loading...