Paratë e ndara për ekipet e Premier League: Sa fituan ekipet ?

Manchester City ka mbrojtur titullin e Premier Ligës pavarësisht një lufte të pabesueshme me klubin e Jurgen Klopp, Liverpool.

City përjetoj një frikë para se të fitonte 4-1 në Brighton ndërsa djelmoshat e Jurgen Klopp morën vendin e dytë pas një fitoreje 2-0 kundër Wolves.

Ekipet e Premierligës do të fitojnë afërsisht 2 milionë funte më shumë se skuadra poshtë tyre, gjë që e bëri ditën e fundit të sezonit edhe më fitimprurëse për ata që ende luftonin për vendet në krye dhe në fund të ligës.

Me këto shpërblime nga federata angleze shihet qartë se sa fuqi financiare ka liga, duke mos i përmendur milionat nga të drejtat televizive.

Skuadrat që ranë nga liga dhe përfunduan në pjesën e poshtme tre morën shumën më të vogël, por do të marrin pagesa për katër stinët e ardhshme.

Pra, sa do fitojë çdo klub nga Premier Liga…

  1. Huddersfield Town – £1.9m
  2. Fulham – £3.8m
  3. Cardiff City – £5.8m
  4. Brighton – £7.7m
  5. Southampton – £9.6m
  6. Burnley – £11.5m
  7. Bournemouth – £13.4m
  8. Newcastle United – £15.4m
  9. Crystal Palace – £17.3m
  10. Watford – £19.2m
  11. West Ham United – £21.1m
  12. Leicester City – £23.1m
  13. Everton – £25m
  14. Wolves – £26.9m
  15. Manchester United – £28.8m
  16. Arsenal – £30.7m
  17. Tottenham Hotspur – £32.6m
  18. Chelsea – £34.6m
  19. Liverpool – £36.5m
  20. Manchester City – £38.4m./TeleshkronjaPost/
Loading...