Pamje nga momenti ku hajni merr peng dy persona në Istog / VIDEO

Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj në vendin e ngjarjes ka vdekur një qytetar i cili kishte hyrë në një bankë për të grabitur.

Një polic ka mbetur i lënduar rëndë dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës

Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një qytetari, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.

Nga kjo ngjarje, rrëmbyesi ka mbetur i vdekur në vend, ndërkaq mësohet se edhe polici i lënduar ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Gazeta Express ka siguruar një video ku shihet se rrëmbyesi ka hyrë në bankë me armë dhe ka kërcënuar personat që gjendeshin në bankë.

Loading...

One thought on “Pamje nga momenti ku hajni merr peng dy persona në Istog / VIDEO”

Leave a Reply

Your email address will not be published.