Përzgjedhësi i Uellsit, Ryan Giggs, ka reaguar ndaj kritikave të stafit dhe tifozëve të Real Madridit në lidhje me Gareth Bale.

Anësori i Los Blancos është duke pasur probleme me lëndime këtë sezon, ndërsa aktivizimi i tij në ndeshjen kundër Shqipërisë është konsideruar si i panevojshëm.

Bale është dashur të udhëtojë 4.052 kilometra për të qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen miqësore.

Giggs thotë se nuk shqetësohet për këto kritika dhe se lojtari është shprehur i gatshëm që të jetë i pranishëm në lojë për ta nderuar edhe arritjen e Chris Gunter.

Mbrojtësi i Readingut do të bëhet lojtari që ka regjistruar më së shumti paraqitje për Uellsin, plot 93, kur do të startojë në Elbasan.

“Nuk ka shqetësime për pakënaqësinë e Madridit. Gareth është në duar të mira. Ai gjithmonë dëshiron të luajë për vendin e tij dhe dëshiron të jetë këtu për Chrisin që do të jetë një natë e veçantë”.

“Të gjitha këto gjëra lënë të kuptojmë se është gjë e shkëlqyer që ndodhet këtu dhe u jep shtytje të gjithëve kur ai është në skuadër. Askush nuk ka dyshuar në përkushtimin e tij ndaj Uellsit”, ka thënë Giggs.

Karahas Bale në ndeshjen kundër Shqipërisë do të luajë edhe ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, si edhe kapiteni Ashley Williams./Teleshkronja Post/

Loading...