superliga e kosoves ne futboll, pagat e futbollisteve

Hiq më larg se para dy apo tre viteve, Superliga e Kosovës nuk ishte aspak joshëse për futbollistët e huaj që vijnë nga rajoni.

Mirpo gjërat kanë ndryshuar në krahasim me kohën para pranimit në UEFA dhe FIFA dhe pas pranimit , pagat tani janë disa fish më të larta.

Është pikërisht ky faktor që po ndikon në ardhjen e lojtarëve edhe nga shtetet e huaja. Skuadra e Gjilanit në afatin kalimtar të verës ka transferuar hiç më pak se 16 futbollistë.

Ashtu siç raporton Indeksonline sivjet klubi thyen rekord sa i përket pagave. Sulmuesi Tomislav Bushiq paguhet 4 mijë euro në muaj dhe afro 50 mijë euro në vit.

Ndërsa Gerhard Progni paguhet 3 mijë euro në muaj. Edhe në klubet tjera ka çdo vit ka rritje të pagave.

Megjithatë duhet theksuar që ekziston dallim goxha i madh me pagat e futbollistëve kosovarë me ata të huaj.

Në disa intervista televizive trajnerë të njohur të SuperLigës së Kosovës tregonin se si disa futbollist detyroheshin të punonin edhe një punë të dytë, për shkak të pagesave të ulëta./GazetaTeleshkronja/

Loading...