Ozil mund të largohet nga Arsenal, befasi nga kush kërkohet

Një nga mesfushorët më të suksesshëm të kësaj gjenerate, Mesut Ozil gjithnjë e më pranë largimit nga klubi anglez, Arsenal.

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, mund të largohet nga ‘Topçinjtë’, për të filluar një aventurë të re në Superligën e Turqisë.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për skuadrën e Fenerbahces, që po e kërkon 30 vjeçarin në skuadrën e vet.

Gjigandi turk, po kërkon një huazim fillimisht për Ozilin, me mundësi blerje në fund të sezonit 2019/20.

Një largim të Ozil do ta mirëprisnin tek Arsenali, shkaku i pagës së madhe të lojtarit.

Ozil te Arsenal është transferuar në vitin 2013, nga skuadra e Real Madridit për shumëm rekorde prej 50 milion euro./teleshkronja/

Loading...