Origi i shënon gol Barcelonës , Anfield në festë

Ka filluar ndeshja ndërmjet Liverpool dhe Barcelonës në Anfield Road me tension të jashtëzakonshëm.

Ashtu siq di Anfield me atmosferë të jashtëzakonshme, edhe Liverpool i ka shpërblyer duke kaluar në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë.

Ai që shënoj golin e epërsisë ishte Divock Origi, fillimisht ishte Henderson ai që goditi por Ter Stegen priti dhe golin e kthyer e realizoj në gol Origi.

Rezultati aktual është 1-0 në favor të Liverpool, i duhen edhe 3 gola nëse do të shkojë tutje, me kusht që të mos pranojë asnjë.

Ky është goli i belgut Divock Origi i cili po luan në vendin e Firminos sonte, pasi braziliani është i lënduar.

Dhjetë minutat e para të takimit po prodhojnë super lojë nga skuadra e Jurgen Klopp, e cila po dominon aktualisht takimin.

Ndërsa ekipi i Valverdes ende nuk e ka gjetur vetën në gjithë atë presion në Anfield Road dhe po luan vetëm me kundërsulme./TeleshkronjaPost/

Loading...