Organizatori i protestave kundër Vuçiqit: Do ta votoj kandidaten e PDK’së në Veri

Mbi 20 të shtuna vazhdimisht presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është duke u përballur me protesta të ashpëra në Beograd.

Me parullën “Një në pesë milionë”, protestuesit po kërkojnë çdo fundjavë dorëheqjen e presidentit serb, nga ajo që ata e quajnë “diktatura e Vuçiqit”.

Mirëpo, Vuçiq kjo mund t’i prishë punë edhe në Kosovë, transmeton Teleshkronja Post.

Kjo për arsyen se organizatorët e kësaj proteste, po i përkrahin kandidatët shqiptarë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore këtë vit.

Marko Jakshiq, organizator i kësaj proteste në Beograd ka thënë se ai mund ta përdorë votën e tij në zgjedhjet e veriut, dhe të votojë për kandidaten e PDK-së, Gonxhe Çaushi.

“Brenda pak ditësh në qytetin tim do të ketë zgjedhje. Unë nuk jam kandidat dhe nuk është askush nga veriu. Duke e ditur se ekipi serb do ta vjedh votën time nëse unë abstenojë, unë definitivisht do të votojë për kandidaten grua nga PDK-ja”, ka shkruar Jakshiq në Tëitter.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen pas pak ditësh dhe aktualisht situata është e qetë.

Garës për t’i fituar i kanë hyrë tri parti, duke përfshirë VV-në, PDK-në dhe Vetëvendosjen.

Loading...