Fabian Ruiz amazing goal vs Germany u21

Nga ora 20:45 po zhvillohet finalja e Euro U21, ku Spanja ka kaluar në epërsi në finalen e Evropianit të 21-vjeçarëve kundër Gjermanisë U21.

Ishte mesfushori i talentuar i Napolit, Fabian Ruiz, ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 7’, i cili po kërkohet edhe nga Real Madridi.

Lojtari aktual i Napolit, 23-vjeçari shënoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 1-0, i dyti personal në Euro U-21 në katër ndeshje.

Rezultati momental në ndeshjen finale Spanjë – Gjermani është 1-0 për La Rojan, raporton Teleshkronja Post.

Shikoni golin fantastik nga lojtari spanjoll, Fabian Ruiz :

Loading...