Me kalimin e ditëve gjithqka duket më qartë, më në fund nuk ka dilema rreth të ardhmes së super yllit brazilian, Neymar Junior.

Ky i fundit gjithnjë e më tepër po shton spekulimet se do të largohet nga Paris Saint-Germain, ku futbollistët e saj janë në vlugun e përgatitjeve para-sezonale.

Edhe pse bashkëlojtarët e tij tek PSG kanë filluar me stërvitjet e para pas pushimeve verore duket se kjo nuk po vlen për lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai së fundi është shfaqur në qytetin e Torinos teksa ka bërë foto me Cristiano Ronaldos dhe mikut të tyre Richard Regufe, transmeton teleshkronja.

Foto nga instagrami ku shiheni CR7 dhe Neymar së bashku:

Foto nga Instagrami i Riçard Regufe.

PSG njoftoi të hënën se do të “ndërmarrë veprime” kundër reprezentuesit të Brazilit për mos përmbushjen e detyrimeve dhe refuzimit të daljes në stërvitje.

Raportimet e top mediave franceze dhe spanjolle thonë se Neymar po këmbëngul në largimin nga kampioni francez dhe raportohet se dëshiron të rikthehet te Barcelona, ku ishte larguar para dy vjetëve për 222 milionë euro.

Loading...