leonora-jakupi

Në mes tensioneve që sipas gjitha gjasave përfunduan edhe me konfrontim fizik, ku është përfshirë edhe Leonora Jakupi, e cila ka dy fjalë për debatin Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi.

Këngëtarja drenciase, Leonora Jakupi nuk është e impresionuar me debatet politike që po zhvillohen në vend, transmeton Teleshkronja Post.

Sa i përket përleshjes fizike mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit në emisionin PRESSING në T7, që ka ngjallur reagime të shumta në publik, i ka dy fjalë edhe Leonora.

Ashtu siç reaguan shumë figura publik dhe qytetarë, në mesin e shumë reagimeve, këngëtarja përmes një postimi në Instagram është shprehur se po i vjen për të vjell nga debate të tilla.

“Çfarë debatesh! Pse nuk ka futboll çdo natë”, ka shkruar Leonora Jakupi në fotografinë e publikuar.

Sa i përket Leonorës në politikë, ajo që dihet është se ajo përkrahë Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu edhe është mike shumë e mirë me ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliun./GazetaTeleshkronja/

Loading...