Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj. Dënimi do të hyjë në fuqi sot ( e shtune 3 gusht) deri më 3 nëntor.

10-shi magjik i Barcelonës, Leo Messi ka marrë një dënim të rëndë nga CONMEBOL. Ai është dënuar me 3 muaj moslojë me përfaqësuesen e Argjentinës.

Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.

Pas eliminimit nga Kili, ku u ndëshkua me të kuq, ai kishte thënë: “Nuk na lejuan të jemi në finale. Fatkeqësisht, e përsëris, korrupsioni, gjyqtarët dhe të gjithë nuk i lejuan njerëzit ta shijojnë futbollin”, deklaratë kjo që bëri që CONMEBOL ta dënojë me 3 muaj.

Kështu, kapiteni i Argjentinës do t’i humbasë disa ndeshje të caktuara nga FIFA.

100shi Argjentinës nuk mund të luajë kundër Kilit në Los Angeles (5 shtator) dhe kundër Meksikës në San Antonio (10 shtator), dhe as në tetor (9, kundër Gjermanisë, dhe ende e pakonfirmuar kundër Portugalisë).

Ai mund të kthehet të luajë me 13 nëntor, kur Argjentina të përballet me Brazilin në Yokohama, Japoni.

Loading...