KF Feronikeli vs Ac Milan

Ndeshja KF Feronikeli – AC Milan, biletat tejkalojnë çdo pritshmëri në çmime

Gjithqka është zyrtare edhe nga ana e Milanit, me 10 gusht Kuqezinjtë do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Feronikelin.

Ai i cili e organizoj ndeshjen Milan – Ferronikeli, Agron Selimi ka dhënë detaje të reja për këtë ndeshje të madhe që do të zhvillohet me 10 gusht në Prishtinë.

A.Selimi në një lidhje direkte për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini me gazetarin Ndrec Gjonaj, ka thënë se organizimi i këtyre ndeshjeve të mëdha ka mjaft vështirësi.

“Me gjithë eksperiencën që kemi dhe kontaktet tona, kemi arritur që gjërat për organizimin e kësaj ndeshjeje t’i bëjmë më të thjeshta“, tha fillimisht ai.

Selimi ka dhënë detaje edhe për çmimet e biletave, për të cilat thotë se ka vendosur promotori i ndeshjes.

Ai ka thënë se çmimet e biletave janë paksa të larta por duhet pasur parasysh peshën që ka klubi Ac Milan.

Çmimi i biletave do të shkojë nga 35 euro deri në 155 euro dhe do të shiten online.

“Çmimet startojnë prej 35 eurove, ka bileta 50 euro, kalojnë në 85, 115 dhe biletat në zonën vip kushtojnë 155 euro. Të gjitha biletat shiten online. Nuk ka bileta tjera që mund të shiten në dorë apo mënyra tjera”, tha ndër të tjera Agron Selimi.

KF Feronikeli dhe AC Milani do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” me 10 gusht nga ora 20:45.

Loading...