Navas aspak i lumtur, iu thotë gazetarëve disa fjalë për Courtois (VIDEO)

Keylor Navas nuk po përjeton ditët e tij më të mira si portjer Madrilen. Gardiani nga Kosta Rika, i cili vitin e kaluar ishte titullar i padiskutueshëm në Madrid, këtë vit nuk po aktivizohet fare nën udhëheqjen e Solarit dhe ishte aktivizuar në disa ndeshje me Lopeteguin.

Pas finales së botërorit të klubeve, Navas nuk dukej aspak i lumtur dhe në zonën e shtypit ku Courtois ishte duke dhënë deklaratë, ai iu tha gazetarëve: ”Cfarë po flet?” dhe shikonte portjerin Belg.

Gazetarët më tutje e pyetën atë nëse do të largohet gjatë dimrit ndërsa ai iu përgjigj me ‘Jo, Jo’.

Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo prapaskenë pas finales së botërorit të klubeve:

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.