moti-muaji tetor 2019 kosove

Java fillon me vransira dhe diell. Në pjesën e dytë të javës temperaturat ndryshojnë, ku do të pësojnë rritje, shkruan Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 16C, e nga dita e mërkurë do të rriten në 21C deri 22C.

Ky është parashikimi:

7.10.2019 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull.

  • 8.10.2019 – Paradite pjesërisht vranët. DItën kryesisht me diell.
  • 9.10 – 10.10.2019 – Më ngrohtë, ditën e mërkurë kryesisht me diell. Ditën e enjte, pjesërisht vrantë, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu.
  • 11.10.2019 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën priten kthjellime.
Loading...