Real Madrid do të provojë të kthehet te fitorja të shtunën mbrëma në La Liga, ku përballë do të ketë Valencia-n, pas turpërimit javën e kaluar kundër Eibar.

Në seancën stërvitore të kësaj të premtje, klubi i “Los Blancos” është dukur mjaft i karikuar, por mes lojtarëve ka pasur edhe pak tensione dhe përplasje.

Fillimisht lojtarët janë parë duke u stërvitur me njëri-tjetrin, teksa si zakonisht janë bërë në formën e rrethit, ku Luka Modric i ka pasur topin brazilianit Vinicius, po ky i fundit nuk e ka kapur topin, duke pretenduar se nuk ishte te këmbët e tij.

Mesfushori kroat insiston te Marcelo se ai duhet të futet në mes për të marrë sferën, por sulmuesi ia plas së qeshurës duke bërë dhe disa shenja që tregojnë se vetëm me duar mund ta kapte topin. Nga ai moment, kandidati për “Topin e Artë” nxehet ku në fund edhe përplaset me shokun e tij, duke nënkuptuar se kjo gjë nuk ishte diçka e vogël.

Kujtojmë që edhe disa javë më parë, e njëjta situatë ndodhi edhe mes Sergio Ramos dhe mbrojtësit Reguilon, produkt i Canteras, i cili ka debutuar edhe në Champions League si titullar, pasi kapiteni i skuadrës goditi dy herë me top lojtarin.

Loading...