Xherdan Shaqiri-MohamedSalah

Xherdan Shaqiri – Liverpool: Vetëm disa minuta pasi Xherdan Shaqiri e postoi një fotografi të re në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram, plasën batutat me shokët e tij të ekipit.

Një nga yjet kryesorë të Liverpoolit, Mohamed Salahu i komentoi duke e përqeshur atë që kishte postuar fotografi të vjetër të tij.

Të enjten, Xherdan Shaqiri vendosi ta publikojë një fotografi të tij duke qeshur, e cila ishte shkrepur para finales së edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhamit,

Tifozët nuk e vërejtën që fotografia ishte e vjetër, deri në momentin kur këtë gjë e vërejti bashkëlojtari i Shaqirit në Liverpool, Mohamed Salah.

View this post on Instagram

😆💪🏼#XS23

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

“@shaqirixherdan vëlla, kjo foto është nga finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar. @dejanlovren06”, komentoi Salahu në fotografinë e Shaqirit.

Komenti qesharak nga Mohamed Salah.

Së fundi, Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes pasi që nuk e pranoi ftesën e Zvicrës për të marrë pjesë në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht, Kombëtarja e Zvicrës njoftoi se Shaqiri s’e ka pranuar ftesën pasi që dëshiron të përqendrohet te Liverpooli. Megjithatë, gazeta zvicerane Blick zbuloi se Liverpooli nuk është duke mbajtur stërvitje pasi që trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë të gjithëve pushim.

Pas këtij lajmi të Blickut, mediat zvicerane raportuan se arsyeja e vërtetë prapa mungesës së Shaqirit është emërimi i Granit Xhakës si kapiten i skuadrës, pasi që pretendohet se Shaqiri kishte dashur të jetë ai kapiten.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është ende kapiteni i parë i Zvicrës, mirëpo ai nuk është ftuar për këto ndeshje pasi që nuk e dëshmoi veten gjatë turneut parasezonal.

Stephan Lichtsteiner do të mbetet kapiten i parë i Zvicrës deri sa të pensionohet nga Kombëtarja ose vetë Kombëtarja të bëjë të ditur se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Deri atëherë, Xhaka do ta ketë përgjegjësinë e kapitenit. Madje Xhaka kishte deklaruar se nëse nevojitet është i gatshëm që të heq dorë nga shiriti i kapitenit tek Zvicra, nëse kjo është arsyeja./GazetaTeleshkronja/

Loading...