Milot Rashica magjik, por Bayern shkon në finale / Video

Kampioni aktual gjerman, Bayern Munich ka arritur në finale të Kupës së Gjermanisë falë një goli të vonshëm të Robert Lewandowskit nga penalltia, pas triumfit 3-2 kundër Werder Bremenit.

Dy gola të sulmuesit polak, R.Lewandowski, një nga Thomas Muller i mjaftuan skuadrës së Niko Kovaç të fitojë 3-2, ndaj Werder Bremen të mërkurën në gjysmëfinale të DFB Pokal në Bremen.

Fillimisht djemtë e Niko Kovac kaloi në epërsi përmes Lewandowskit pas 26-minuta lojë, në një pjesë të parë që prodhoi shumë raste.

Pas një ore lojë, Muller e dyfishoi epërsinë e bavarezëve dhe u mendua se gjërat kishin marrë fund për Bremenin, raporton Teleshkronja Post.

Megjithatë, anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, pati diçka tjetër në mendje.

22 vjeqari nga Kosova e ktheu Werderin në lojë me aftësitë e tij të mrekullueshëm brenda dy minutave.

22-vjeçari së pari asistoi për Yuto Osake në minutën e 74-të dhe vetëm një minutë më vonë, ai shënoi një gol të mrekullueshëm individual duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshje në Kupën e Gjermanisë për Rashicën.

Megjithatë, Muller e fitoi një penallti rreth dhjetë minuta para fundit, me Lewandowskin që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayern Munich do të përballet me RB Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë. /TeleshkronjaPost/

Loading...