Pas vetëm 38 minutave lojë, Argjentina e ka humbur yllin dhe kapitenin e ekipit, Lionel Messi, pasi që argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq.

Dy kombëtaret e Amerikës Latine, Argjentina dhe Kili janë duke u përballur për momentin në Sao Paulo të Brazilit për ta caktuar vendin e tretë të Kupës së Amerikës. Këtë takim momentalisht është duke e fituar Argjentina me rezultat 2-0.

Megjithatë gjithçka mund të ndryshojë gjatë kohës në vazhdim pasi që tani të dyja skuadrat janë duke luajtur me nga dhjetë lojtarë në fushë.

Leo Messi i Argjentinës dhe Gary Medel i Kilit u ndëshkuan me kartonë të kuq për shkak të një zënke në fushën e lojës, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Momentet kur Leo Messi ndëshkohet me karton të kuq. Foto:GOAL
Momentet kur Leo Messi ndëshkohet me karton të kuq. Foto:GOAL

Momentet kur arbitri i ndëshkon të dy futbollistët, VIDEO:

Messi dhe Medel gjithashtu u përleshën në finale të Copa America 2015 (VIDEO)

Ky ishte kartoni i dytë i kuq në karrierën e Leo Messit për klub apo kombëtare pas mbi 800 ndeshjeve në futboll./Teleshkronja Post/

Loading...