Leo Messi mund ta humbë derbin ndaj rivalit të përbetuar Real Madridit, për shkak të lëndimit.

Në barazimin prej 2-2 ndaj Valencias ylli argjentinas pësoi një goditje nga Antonio Lato kur po luhej minuta e 70, transmeton Koha.net.

Ai doli jashtë fushës për të marrë trajtim mjekësor dhe u kthye në fushë, mëgjthatë Marca raporton se ai nuk bëri asnjë sprint në pjesën e mbetur të lojës, derisa ai mund të mungojë në derbin e së mërkurës në Kupën e Mbretit ndaj Realit.

Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde ka thënë se, “në ditët e ardhshme do të shohim se si është ai. Nuk e di se çfarë është, mund të jetë diçka e parehatshme, megjithatë do të presim se çfarë do të na thonë mjekët”.

Loading...