Messi ‘mashtroj’ tek goditja e lirë, gazetari Peacock ka vërejtur momentin

Lionel Messi e dëshmoi edhe një herë, mbrëmë, se është i jashtëzakonshëm në sportin futboll.

Pas 75 minutash lojë, super-ylli argjentinas doli në skenë dhe e ‘tronditi’ skuadrën e Liverpoolit me paraqitjen e tij.

Liverpooli ishte në disavantazh në pjesën e parë pasi ish-sulmuesi Luis Suarez shënoi gol në portën e Alisson në minutën e 26-të.

Por, më pas, Messi u bë i gjallë në pjesën e dytë, duke shënuar një gol të lehtë për 2:0.

Goli i tij i dytë – i 600-ti në karrierë për Barcelonën – ishte thjesht i jashtëzakonshëm.

Kur Messi u gjend 32 metra para portës së Alisson nga gjuajtja e lirë, askush nuk e mendoi se ai do të shënonte përballë portierit brazilian.

Por, sërish, Messi mahniti të gjithë futbolldashësit duke shënuar për 3:0.

Megjithatë, gazetari Adam Peacock ka vërejtur se Messi kishte bërë një veprim të çuditshëm para se ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë.

Pasi argjentinasi u bllokua nga Fabinho, gjyqtari Bjorn Kuipers akordoi gjuajtje të lirë për katalunasit.

Por, në ndërkohë, Messi e lëvizi topin më në qendër për ta përshtatur pozicionin nga ku ai do ta ekzekutonte këtë gjuajtje të lirë.

Loading...