Messi flet për fitoren dhe i dërgon mesazh Casillas

Mbrëmë ishte edhe një natë tjetër magjike për Leo Messin kundër Liverpool në Camp Nou, ku Barcelona fitoj me rezultat 3-0.

Argjentinasi realizoj 2 gola ndaj ‘The Reds,’ skuadra e vetme angleze ndaj të ciles ‘Pleshti’ ende nuk i kishte shënuar.’

Leo pas ndeshjes në rrjetin social ‘Instagram’ komentoj fitoren e Blaugranëve dhe nuk harroj ta përshëndes ish-kapitenin e Real Madridit, Iker Casillas.

I gëzuar me rezultatin sonte. Por ne ende duhet të shkojmë në Anfield, një fushë shumë e vështirë, ku Liverpooli, i cili është një ekip i madh, do të shtyjë shumë. Momenti më i rëndësishëm i sezonit po vjen dhe ne duhet të jemi më afër dhe më afër se kurrë. Së fundi, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një përqafim në @ikercasillas dhe dëshiroj që ai të shërohet shumë shpejt.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka kritikuar trajtimin e Camp Nou ndaj Philippe Coutinho, pasi tifozët e vërshëllyen edhe një herë brazilianin gjatë fitores 3-0 të ndeshjes së parë të tij ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por Messi i ka dalë në mbrojtje Coutinhos, duke i kërkuar tifozëve që ta mbështesin Coutinho.

“Kjo është një kohë kur ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si lojtarë dhe tifozë”, tha ai pas ndeshjes.

Ndryshe, Leo Messi me këta dy gola ka arritur në shifren 600 gola me klubin e Barcelonës, i dyti në histori pas brazilianit Pele për një klub të vetëm./Teleshkronja Post/

Loading...