Messi: “Ajo qfarë bëri Cristiano ishte magjike”

share

Lionel Messi ishte mrekullueshëm dje me dy gola dhe dy asistime pasi Barcelona shkatërroi Lyon të mërkurën mbrëma, duke komentuar atë që ai vetë e përshkroi si një shfaqje mbresëlënëse në mesjavë nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi kishte shënuar një hat-trick të martën për të drejtuar Juventusin në triumf ndaj Atletico Madrid dhe Messi ishte pyetur për rivalin e tij pas fitores.

“Ajo që bëri Cristiano Ronaldo dhe Juventus ishte mbresëlënëse,” tha pas pas ndeshjes.

“Mendova se Atletico Madrid do të ishte më i ashpër. Ronaldo kishte një natë magjike me tre gola”.

Messi me shokët e tij së shpejti do të zbulojnë nëse do të përballen me Ronaldon dhe Juventusin në raundin tjetër, por No.10 nuk po mendon për këtë.

“Të gjithë kundërshtarët janë të ndërlikuar,” tha ai.

“Ajax, për shembull, tregoi se ata janë një ekip mahnitës i të rinjve dhe nuk kanë frikë aspak.Do të jetë e vështirë, pavarësisht se kush përballemi. Duhet të përgatitemi për një sfidë të vështirë”.

Ai gjithashtu analizoi fitoren e natës mbi Lyon në disa detaje, transmeton Teleshkronja Post.

“Fatmirësisht ne luajtëm sigurt, gol për 3-1 ishte pak i çuditshme, por për fat, topi e shkoj brenda.Në 3-1 kemi gjetur shumë më tepër hapësirë ​​dhe ne mund të dilnim shpejt në kundërsulm”.

Barcelona pret shortin të premten në Nyon të Zvicrës për ta mësuar kundërshtarin./TeleshkronjaPost/

Pëlqeni faqen tonë për lajmet e fundit
Loading...