Këtë verë një surprizë erdhi në afatin kalimtarë, pasi Real Betis kishte njoftuar nënshkrimin e sulmuesit francez Nabil Fekir nga Lyon i cili ishte i lidhur me Liverpoolin verën e kaluar.

26-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në 2018, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare në Estadio Benito Villamarin, transmeton Teleshkronja Post.

Megjithatë ky nuk është lajm i ri, ajo se çfarë thotë Fekir për Liverpoolin përbën lajm, duke thënë se ndihet i gënjyer.

“Liverpool gënjeu për gjithqka, nuk është e vërtetë puna e gjurit. Doni ta dini të vërtetën? As un nuk e di. Bëra vizitat mjekësore dhe më pas vendosën të mos më transferojnë dhe gjetën gjurin si justifikim.”

Pas transferimit tek Betis, Nabil Fekir ka nisur mirë sezonin, duke shënuar gol në debutim./GazetaTeleshkronja/

Loading...