Më i kushtueshmi tek Kosova, por në cilën pozitë renditet Rashica në botë

Anësori i djathtë tek Kosova me numër 7, Milot Rashica vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës, me vlerën e tij që pësoi rritje muajin e kaluar.

Deri në muajin qershor, vlera e Milot Rashicës llogaritej 7 milionë euro, teksa më pas pësoi një rritje të lartë.

Vlera e sulmuesit 23 vjeçar në tregun transferimeve tani është 20 milionë euro, duke u bërë kështu edhe si futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës, raporton Teleshkronja Post.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë futbollistët aktiv në mbarë botën?

Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Milot Rashica renditet numër 410.

Duhet theksuar se ylli francez, Kylian Mbappe, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në botë, me një shumë prej 200 milionë eurove në tregun e transferimeve.

Loading...
Loading...