Albin-Kurti-Vjosa-Osmani

24 orë pasi u takuan deri para pak ditësh dy partitë opozitare, të cilat fituan zgjedhjet dhe tash pritet t’i formojnë institucionet e shtetit, u publikua një marrëveshje e cila u nënshkrua nga dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

AKurti dhe Osmani kanë arritur marrëvjeshje për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, të cilat i fitoj Lëvizja Vetëvendosje me një rezultat të ngushtë pak para LDK-së.

Gazeta Bota sot shkruan se ka mësuar marrëveshje Kurti-Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

  1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri.
  2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive.
  3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës.
  5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe aneksë kontratat në ueb faqet zyrtare.
  6. Do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike.
  7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).

/GazetaTeleshkronjaPost/

Loading...