Edhe ky sezon mund të konsiderohet mesatarë për skuadrën italiane Inter, e cila tash e sa po përgatitet për një rikthim të madh.

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic mund t’i bashkohet zi kaltërve gjatë afatit kalimtar të verës.

Momentalisht Kovacic është lojtari i Real Madridit i huazuar tek Chelsea në Ligën Premier, por që klubi londinez nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kroati nuk është në planet e klubit madrilen që synon ta shesë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Ka qenë drejtori i Interit, Bebe Marota që ka filluar kontaktet me kampionin në fuqi të Evropës për Kovacicin.

Inter synon huazimin e lojtarit me detyrim blerje për 30 milionë euro në fund të sezonit 2019-20.

Mbetet të shihet nëse Kovacic do ta mirëpres një rikthim në Itali, apo synon të vazhdojë te Chelsea.

Loading...