Manchester Unitedi e ka mbyllur turneun parasezonal me vetëm fitore, së fundi duke triumfuar edhe ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup. Gjiganti anglez triumfoi në penallti, pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat 2:2.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë e turneut parasezonal për Manchester Unitedin, që i kishte fituar pesë parapraket, ndërsa vetëm e treta për Milanin, që i kishte humbur që të dyja ndeshjet e kaluara.

“Djajtë e kuq” kaluan në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes, përmes Marcus Rashfordit, i cili e shënoi një gol të bukur personal.

Megjithatë “Djajtë e kuq” nuk arritën ta marrin kontrollin e ndeshjes. Suso barazoi përmes një goditjeje të mira nga distanca, para se Krzysztof Piatekut t’i mohohej goli dy herë nga David De Gea afër fundit të ndeshjes.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes filloi më mirë për kuqezinjtë, të cilët e përmbysën rezultatin në minutën e 60-të, duke kaluar në epërsi me rezultat 2:1 përmes një autogoli të qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Victor Lindelof.

Megjithatë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit arriti ta shkojw deri nw penallti nw kwtw ndeshje, falë golit të shënuar nga Jesse Lingard e të asistuar nga Anthony Martial, 18 minuta para fundit të ndeshjes.

E pastaj ne gjuajtjet e penalltive triumfoi Manchester Unitedi me rezultat 5:4, shkruan Teleshkronja Post.

Tani, Manchester Unitedi do të përqendrohet plotësisht në ndeshjen e ardhshme, e cila do të ketë karakter më të rëndësishëm. “Djajtë e kuq” do ta nisë sezonin e ri të Premierligës me ndeshjen kundër Chelseat në “Old Trafford” të dielën e ardhshme.

Manchester Unitedi i kishte fituar të dyja ndeshjet paraprake në International Champions Cup, kundër Interit dhe Tottenhamit. Një fitore me tre gola gola në përballjen me Milanin do të kishte bërë që “Djajtë e kuq” ta fitonin trofeun e këtij turneu.

Në anën tjetër, karriera e trajnerit Marco Giampaolo me Milanin nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Kuqezinjtë i humbën dy ndeshjet paraprake në International Champions Cup, kundër Bayernit dhe Benficas.

Megjithatë, Giampaolo ka ende kohë ta përgatisë skuadrën e tij për sezonin e ri të Serisë A, pasi që ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 nuk do ta zhvillojë deri më 25 gusht, kundër Udineses.

Loading...