Ander Herrera ndahet nga man united

Man United konfirmon se Ander Herrera do të largohet nga klubi këtë verë

20 herë kampioni anglez, Manchester United kanë konfirmuar zyrtarisht se mesfushori spanjoll Ander Herrera do të largohet nga klubi këtë afat kalimtarë.

Ishte raportuar gjerësisht se spanjolli do të largohet nga një transferim i lirë pasi nuk arriti të binte dakord mbi një marrëveshje të re me klubin.

Djajtë e Kuq kanë postuar një video mjaft emocionale në faqet e tyre të mediave sociale që konfirmojnë daljen e Herrerës.

Shiko videon lamtumirëse të Manchester United për Ander Herreran :

Ende nuk është e sigurt se ku do shkojë Ander Herrera, por pritet të jetë një lëvizje në Paris Saint-Germain, ku ai do të nënshkruajë një kontratë shumë fitimprurëse.

Sipas gjitha gjasave ky është largimi i parë në mesin e shumë largimeve nga Solskjaer, pas një sezoni dëshpërues pa trofe.

Në mesin e atyre që po flitet se do largohen është edhe mesfushori tjetër Paul Pogba, i cili po lidhet tash e sa kohë me Real Madridin.

Ander Herrera (Man United)

Që nga viti 2014 deri sot ai ka fituar 4 trofe me klubin anglez: FA Cup, EFL Cup, Europa League si dhe u emërua si lojtari i sezonit në sezonin 2016-17.

Spanjolli 29 vjeqarë është paraqitur plot 189 ndeshje me fanellen e United ku ka realizuar 20 gola./TeleshkronjaPost/

Loading...