Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, siç duke po ‘mallkohet’ pse nuk nënshkroj me ndonjë mesfushorë të ri, pasi kishte mundësinë me disa të tillë.

Lajmet nga infermieria thonë se pas Luka Modric, edhe Fede Valverde është rikthyer i dëmtuar pas ndeshjeve me Uruguain.

Zinedine Zidane është në telashe. Luka Modric dhe Fede Valverde janë dëmtuar me Kroacinë, respektivisht Uruguain dhe s’do të jetë të gatshëm nga dy deri në tri javë.

Kështu, Zizu ka mbetur zyrtarisht pa opsione në mesfushë, për shkak të mos blerjeve në afatin kalimtar të verës.

Kroos, Casemiro dhe James – janë tre mesfushorët e vetëm që Zizu ka në dispozicion dhe do t’i duhet t’i përdorë ata non-stop, në çdo ndeshje deri kur të kthehen nga dëmtimet, Isco, Modric e Valverde.

Duke parë ndeshjet e shumta që Reali i zhvillon brenda 21 ditëve, gjithsej 7 – Zidane do të duhet të gjejë formulën e duhur për t’i ruajtur lojtarët, por në të njëjtën kohë, me atë mesfushë të vetme që ka – të marrë rezultate pozitive.

E sa i përket James, duhet të ketë kujdes Zizu sepse vetëm sa është rikthyer nga lëndimi, kurse Casemiro ka luajtur shumë ndeshje deri më tani dhe pas kthimit nga Brazili është stërvitur vetëm të premten me ekipin.

Loading...