EgzonBytyqi-Aksident-malisheve

Një tjetër rast i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec.

Policia Kosovës ka njoftuar se nga ky aksident një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për të riun Egzon Bytyqi.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Express Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentit. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion”.

Sipas Sahatqiut vetëm ngasësi i veturës është i vdekur dhe nuk ka të tjerë të lënduar.

Loading...