Macron midis Beogradit: ‘Kosova është shtet i pavarur’

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është duke qëndruar për vizitë në Beogard. Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Pasi u mbajt mbledhja, ata dolën në konferencë për shtyp, ku ndër të tjerash tema kanë folur edhe për shtetin e Kosovës.

Emanuel Macron në konferencë e quajti Kosovën shtet të pavarur evropian, transmeton teleshkronja.

“Shteti i Francës dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macroni.

Ai po ashtu ka treguar që do të organizoj një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, Vuçiq tha se për Francën, Kosova është e pavarur.

“Për Francën, Kosova është e pavarur, por jo për Serbinë. E di se për serbët kjo deklaratë vështirë pranohet, por duhet ta kuptojmë këtë.”

Ndërsa në anën tjetër presidenti serb, Aleksander Vuçiq u përgjigj:

“Nuk jam këtu të flas keq diçka për shqiptarët apo për këdo tjetër. Jam këtu për paqe”, tha Vuçiq.

Loading...
Loading...