lutfi haziri

Lutfi Haziri i drejtohet qeverisë: Qeveria po bjen, taksa do suspendohet

“Ka me u shkri bora dikur”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur u pyet rreth mundësisë, se a më parë do të hiqet taksa apo do të bjerë Qeveria Haradinaj.

Por, opozita shprehet e bindur se edhe taksa, e edhe rrëzimi i Qeverisë, do të ndodhin shumë shpejt.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se një gjë e tillë do të ndodh, e sa i përket taksës ai thotë se më shumë është suspendim e jo heqje.

“Edhe do të hiqet taksa edhe do të bjerë Qeveria. Të dyja bashkë. Nuk ka të bëjë taksa, ka të bëjë me suspendim jo me heqje, por është qëndrim i partnerit më të madh strategjik me cilat kanë marrëdhënie special dhe të veçanta. Zaten ata po e ruajnë këtë Republikë, zaten ata po e ruajnë atë Republikë. Kështu që duhet me u sill dinjitetshëm me mikun gjithmonë”, tha ai.

Për KosovaPress, Haziri ka thënë se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.

“Taksa do të suspendohet, Qeveria do të bjerë, përfundimisht. Buxheti është procesi i parë që do ta rrezikojë rënien e Qeverisë”, ka përfunduar Haziri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.